Bylykbashi: Duhet sistem i ri zgjedhor, aktuali është paçavure dhe vrasës për pluralizimin

Bylykbashi: Duhet sistem i ri zgjedhor, aktuali është paçavure dhe vrasës për pluralizimin

Teksa ndërkombëtarët insistojnë për miratimin e një reforme të re elektorale gjithpërfshirëse, shtatori duket se do të ulë në dialog palët politike. Demokratët, të cilët e cilësojnë farsë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, këmbëngulin që puna të nisë nga ndryshimi i sistemit elektoral, për të rikthyer koalicionin me listë të përbërë. “Ne sot kemi një sistem zgjedhor të Edi Ramës e Damian Gjiknurit që masakron votën e shqiptarëve, të opozitës dhe partive të vogla, duke vrarë pluralizmin politik. Nuk do mjaftojë rregullimi i rregullave për kuotën gjinore, financimin e partive, numërimin etj, nëse ne nuk ndryshojme patjetër këtë sistem zgjedhor. Ky sistem zgjedhor është paçavure, nuk ndreqet, është toksik për pluralizimin dhe partite politike dhe për zgjedhësit. Duhet hequr menjëhere”, shprehet nënkryetari i PD-së, Oerd...