Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona

Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona

Vllaznia U-19 fiton turneun “Eagle Cup”. Djemtë e drejtuar nga trajneri Elvis Plori kanë triumfuar mbrëmjen e sotme në finalen ndaj Hellas Verona duke fituar me rezultatin 1-0, ku goli i Gerald Kubazit i ka dhënë trofeun e “Eagle Cup” ekipit tonë. Një sukses mëse i merituar i këtyre djemve që premtojnë shumë për të ardhmen. Tashmë ata do të dinë të tregojnë vlerat e tyre edhe në turneun prestigjioz “Viareggio Cup” ku kanë fituar të drejtën për të marrë pjesë pas triumfit në aktivitetin e zhvilluar në vendin tonë. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB...