Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
E vërteta e restaurimeve në Spaç, Fatos Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë
Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu i Spaçit përballë kamerës së emisionit “Odeon”, lidhur me ndërhyrjet që po kryhen për realizimin e një filmi artistik mbi Revoltën e vitit 1973. I pranishëm fizikisht në vendin ku ai vetë ka vuajtur dënimin, Lubonja denoncoi çfarë ai e quajti “improvizim pa projekt”, i cili po dëmton kujtesën historike të vendit dhe vetë autenticitetin e objektit. Në deklaratën e tij, Lubonja shprehet: “Filmi pretendon se i duhet skena dhe i duhet skenografia e vitit '73 dhe nisur me këtë ide kanë bërë disa ndërhyrje për të ndryshuar dhe ndoshta për ta bërë si në vitin '73. Mirëpo kjo ka shumë probleme. Nëse ti do ta bësh siç ka qenë...