Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku të gjithë italianët ëndërrojnë të shkojnë

Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku të gjithë italianët ëndërrojnë të shkojnë

Të gjithë italianët ëndërrojnë të shkojnë me pushime këtu, a ëndërroni edhe ju? Shqipëria, vetëm një hap larg Italisë, është një destinacion turistik i përballueshëm dhe plot mundësi aktivitetesh, shkruan Riccardo Castrichini në një artikull të botuar në botimin italian të revistës “Esquire”. Temperaturat po rriten, ditët po bëhen gjithnjë e më të gjata dhe në rrjetet sociale mund të hasni ndjekësit tuaj të parë me fat – duke shijuar pushimet e ëndrrave në ndonjë nga plazhet parajsore. Vera ka mbërritur, duke sjellë me vete një dëshirë të natyrshme për pushime që, në shumë raste, bie ndesh me disponueshmërinë tuaj financiare dhe kohore. Për fat të mirë, ekzistojnë ende vendpushime për të gjitha llojet e buxheteve, ndërsa bukuria e një vendi – e cila shpesh...