Edhe 3 ditë nga hapja e mbi 2 mijë kutive votimi në Elbasan, Tiranë, Fier dhe Durrës/ Ja çfarë pritet të ndodhë

Edhe 3 ditë nga hapja e mbi 2 mijë kutive votimi në Elbasan, Tiranë, Fier dhe Durrës/ Ja çfarë pritet të ndodhë

Të martën, Pallati i Sportit “Farie Hoti” në Tiranë do të kthehet në qendër të vëmendjes, jo për sport apo tifozë, por për politikën. Partia Demokratike, që vijon të mos e pranojë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ka fituar të drejtën për hapjen dhe hetimin e 2,240 kutive të votimit. Fillimisht, do të hapen 96 kuti nga qarku i Elbasanit, por jo për rinumërim. Këto kuti do të kontrollohen për të verifikuar pretendimet e opozitës lidhur me të ashtuquajturin “treni bullgar”, duke hetuar nëse në disa qendra votimi ka më shumë vota sesa votues të regjistruar. Pas Elbasanit, procesi do të vijojë me një rinumërim maratonë për qarkun e Tiranës, Fierit dhe 275 kuti të qarkut Durrës. Fillimisht do të numërohen votat për partitë...