117 vjet nga Kongresi i Elbasanit, themeli i arsimit kombëtar shqiptar
Më 2 shtator 1909, në Elbasan u mblodh Kongresi i Arsimit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe një moment kyç në organizimin e arsimit në gjuhën shqipe. I njohur edhe si „Kongresi i Shkollave Shqipe“, kongresi mblodhi 35 përfaqësues nga 28 klube e shoqëri patriotike shqiptare, brenda dhe jashtë territoreve shqiptare. Në mesin e delegatëve ishin veprimtarë të njohur të Lëvizjes Kombëtare, si dhe mësues e atdhetarë, ndër ta Orhan Pojani, Grigor Cilka, Gjergj dhe Sevasti Qiriazi, Ahmet Dakli, Refik Toptani, Hamdi Ohri, Nikollë Kaçori, Andrea Konomi, Idhomen Kosturi dhe Kahreman Vrioni. Në qendër të punimeve ishte zhvillimi dhe organizimi i arsimit kombëtar shqiptar. Programi i hartuar nga kongresi kërkonte njohjen zyrtare të gjuhës shqipe në sistemin arsimor...
Burimi:
kultplus.com