Një këshillë miqësore jopolitike për ministren Denaj

Një këshillë miqësore jopolitike për ministren Denaj

Nga Vojo Bregu/ Nuk po ia drejtoj KM Rama, pasi ai ka hequr dorë nga bujqësia dhe blegtoria që kur u ndërprenë fondet e IPARD-it. Znj, ministre, kur ra epidemia e dermatozës nodulare, ministria e bujqësisë vendosi dëmshpërblimin e të gjithë blegtorëve në të gjithë Shqipërinë për çdo kokë lopë. Pse e morëm këtë vendim? Së pari si mbështetje për blegtorët, edhe pse kjo nuk sëmundje me sa më kujtohet nuk ishte parashikuar në listën e sëmundjeve që dëmshpërbleheshin.  Vendosëm që lopët ti marrim mëshqerra(1 vjeçare) dhe të mbarsura nga Danimarka për të pjellë me probabilitet 95% femra. Arsyeja ishte për të shtuar numrin e krerëve në rang kombëtar. Pas studimit me ekspertë vendosëm të marrim lopë të racës Jersey për zonat kodrinore, dhe Holstein...