Ministria e Jashtme njoftim urgjent: 5 shqiptarë në Izrael, jemi në kontakt me ta

Ministria e Jashtme njoftim urgjent: 5 shqiptarë në Izrael, jemi në kontakt me ta

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë të ditur këtë të shtunë se po ndjek me prioritet dhe vëmendje të veçantë situatën e shtetasve shqiptarë që ndodhen në Izrael, pas përshkallëzimit të konfliktit dhe sulmeve ajrore të nisura nga Irani mbrëmjen e së premtes Sipas njoftimit zyrtar, deri më tani nuk ka raportime për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar si pasojë e zhvillimeve të fundit. Sipas njoftimit, aktualisht janë evidentuar pesë shtetas shqiptarë në Izrael: tre me status turisti dhe dy me qëndrim të përkohshëm” të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, por për shkak të situatës së tensionuar, nuk kanë mundësi të largohen, pasi fluturimet janë ndërprerë. “Ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta,...