Wimbledon merr vendimin historik, pas 148 vitesh do të heqë gjyqtarët e linjës

Wimbledon merr vendimin historik, pas 148 vitesh do të heqë gjyqtarët e linjës

Wimbledon humbet zyrtarisht një tjetër pjesë të traditës së tij dhe pas 148 vitesh del në pension një tjetër figurë ikonë. Tenisi modern po ndryshon, po evoluon, po bëhet më i pasur dhe më teknologjik. Ndërkohë që Australian Open dhe US Open ishin lidhur tashmë prej disa vitesh për përdorimin e “Thirrjeve Elektronike Linjë”, Wimbledon ishte përpjekur t’i rezistonte, duke testuar thirrjet elektronike vetëm në disa fusha. Në tetor mbërriti njoftimi se eksperimenti kishte bindur tenisin britanik dhe, pak ditë më parë, konfirmimi përfundimtar erdhi: “Në Wimbledon do të hiqen gjyqtarët e linjës: “Ky është një zhvillim i pashmangshëm“, thanë drejtuesit e Wimbledon. I vetmi grand slam që tani për tani ka zgjedhur të mbetet njeri është Roland Garros, i ndihmuar padyshim në këtë vendim...