Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Aksident në Fier-Lushnje, 7 të plagosur
                            Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Fier–Lushnje, pranë fshatit Saver. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë janë plagosur shtatë persona, të cilët po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Lushnjes. Tre prej tyre janë në gjendje pak më të rënduar. Një furgon tip Benz, që i përkiste një kompanie udhëtimesh dhe po transportonte pasagjerë drejt aeroportit të Rinasit, është goditur nga pas gjatë një parakalimi nga një automjet tjetër tip Benz AMG. Si pasojë e përplasjes, automjeti AMG është përfshirë nga flakët. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.