‘Taksimi i sheshtë, më i suksesshëm se ai progresiv’, Tabaku: Ndihmon bizneset dhe ekonominë

‘Taksimi i sheshtë, më i suksesshëm se ai progresiv’, Tabaku: Ndihmon bizneset dhe ekonominë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një intervistë televizive, argumentoi se taksa e sheshtë ka rezultuar më efektive sesa taksa progresive në Shqipëri. Sipas Tabakut, vende me karakteristika dhe zhvillim ekonomik të ngjashëm me Shqipërinë përfitojnë më shumë nga një sistem i tillë tatimor, pasi ai ndihmon në rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit. “Nuk është taksa e sheshtë ajo që krijon gropën në buxhet, por ligjet speciale. PD do ta shoqërojë këtë taksë me një kod fiskal të qëndrueshëm, i cili do të jetë një marrëveshje e qartë me biznesin,” tha Tabaku. Ajo argumentoi se taksa progresive ka nxitur informalitetin dhe ka inkurajuar shmangien e sigurimeve shoqërore, veçanërisht tek profesionistët e lirë. “Taksa progresive ka ndikuar negativisht në pagesat e pensioneve...