Nis operacioni “Plazhe të Pastra”/Ministrja Kumbaro inspekton plazhin e Velipojës

Nis operacioni “Plazhe të Pastra”/Ministrja Kumbaro inspekton plazhin e Velipojës

Ka nisur operacioni “Plazhe të Pastra”, ku për të katërtin vit me radhë Agjencia Kombëtare e Bregdetit mbështet bashkitë bregdetare në menaxhimin e plazheve nga 15 qershori deri më 15 shtator. Në kuadër të këtij aksioni, ministrja Mirela Kumbaro së bashku me kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, inspektuan nga afër vijën bregdetare të Velipojës. “Në gjithë Shqipërinë ka nisur më herët sezoni i plazhit dhe turizmit detar. Fillojmë këtë javë edhe operacionin ‘Plazhe të Pastra’, një operacion i përbashkët i bashkive të bregdetit me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit për pastrimin 24 orë të plazheve dhe gjithë hapësirave pranë pjesës së bregdetit nga Velipoja deri në Ksamil”, tha Kumbaro. Ndërsa Benet Beci tregoi se këtë vit janë dyfishuar hapësirat e plazheve publike në plazhin verior. “Me ligjin...