Vuçiç kundër Federatës: Ndeshjet me Shqipërinë dhe Anglinë nuk duhet të luhen në Beograd

Vuçiç kundër Federatës: Ndeshjet me Shqipërinë dhe Anglinë nuk duhet të luhen në Beograd

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka dalë kundër federatës e cila vendosi që ndeshjet kulifikuese të shtatorit dhe tetorit me Anglinë dhe Shqiëprinë, Serbia t’i luajë në stadiumin e Beogradit. Në reagimin e tij Vuçiç thekson se nuk duhet të ishte ndryshuar stadiumi, ndeshjet duhet të ishin zhvilluar në Leskovac. “Federata e Futbollit dhe të tjerët nuk arrijnë të përballojnë as 5 minuta presion nga Ambasada Angleze apo palë të tjera, që kërkuan zhvillimin e ndeshjes në Beograd. Pas dy ditëve presion, ata ndryshuan stadiumin, edhe pse ishte vendosur të luhej në Leskovac. Njerëzit e Leskovacit nuk kanë më pak vlerë se ata në Beograd. Madje, mendoj që edhe pse do të vijë Anglia, në stadiumin Marakana do të ketë vetëm 300 tifozë, sepse Beogradi nuk...