Debat tek “integrimi” për 11 majin/ Tabaku: Procesi zgjedhor dështoi. Kodheli: Fokusi tek antarësimi në BE

Debat tek “integrimi” për 11 majin/ Tabaku: Procesi zgjedhor dështoi. Kodheli: Fokusi tek antarësimi në BE

Parlamenti miratoi sot pozicionin negociues të qeverisë shqiptare për Grupkapitullin e katërt, që përfshin mjedisin dhe energjinë.Partia Demokratike nuk mori pjesë në votim, por kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku, shfrytëzoi këtë mbledhje për të denoncuar procesin e 11 majit, pasi zgjedhjet janë një prej kritereve që janë pjesë e Grupkapitullit të parë. “Nuk mund të injorojmë faktin që sapo kemi dalë nga një proces zgjedhor me probleme të thella. Ky është kapitulli themelor, ai i zgjedhjeve dhe sundimit të ligjit. Dhe për fat të keq, testi demokratik dështoi”, tha Tabaku. “Kemi mjaftueshëm tribuna për të bërë komentet tona politike jashtë këtij komisioni, ku mund të shpalosim opinionet tona politike, që nga zgjedhjet dhe rezultati i tyre spektakolar”, tha Mimi Kodheli, anëtare e Komisionit...