116 ditë protestë, Sidorela Vatnikaj: Nga Agasi te Tahiri, korrupsioni është bërë me urdhër të Ramës
Aktivistja Sidorela Vatnikaj foli në protestën e 116-të, ku komentoi zhvillimet e fundit politike dhe arrestimet e bujshme të ditëve të fundit. “Arrestimi i drejtores së SHISH, pasi bashkëpunonte me Agasin, nuk është vetëm një këmbanë alarmi, por na lë me një pikëpyetje të madhe. Kur e ka radhën Edi Rama, si kreu i kësaj bande kriminale?”, u shpreh Vatnikaj. Ajo solli në vëmendje edhe çështjet që lidhen me Saimir Tahirin, Veliajn dhe Ballukun, duke pretenduar se veprimet e tyre nuk mund të jenë kryer pa dijeninë apo urdhrin e kryeministrit. “Askush nuk e beson sot që Saimir Tahiri e kanabizoi vendin pa dijeni dhe pa urdhrin e Ramës. Askush nuk e beson sot se Veliaj e bëri korrupsionin me inceneratorët pa urdhër të Ramës....
Burimi:
kohajone.com