116 ditë protestë, Arben Kola thirrje SPAK: Vepro me dorë të hekurt ndaj çdo politikani që ka vjedhur shqiptarët

116 ditë protestë, Arben Kola thirrje SPAK: Vepro me dorë të hekurt ndaj çdo politikani që ka vjedhur shqiptarët

Aktivisti Arben Kola ka përshëndetur nga protesta që është në ditën e 116-të para Kryeministrisë vendimin e SPAK për të pranuar çështjen e Rrjollit, duke kërkuar që hetimet të shtrihen ndaj çdo politikani të dyshuar për abuzime me paratë publike. Duke folur për zhvillimet e fundit, Kola u ndal te çështja e inceneratorëve dhe arrestimi i Mirel Mërtirit. “SPAK ka nisur të veprojë. Ndalimi i Mirel Mërtirit, një nga kokat e inceneratorëve, që i shkaktoi një dëm të madh shqiptarëve, është lajm i mirë”, deklaroi ai. Kola përshëndeti edhe pranimin nga BKH dhe SPAK të denoncimit të banorëve të Rrjollit kundër projektit “Baks Bay”. “Sot BKH e SPAK pranuan denoncimin e Rrjollit, në mes të Shëngjinit e Velipojës. Banorët kanë protestuar për muaj me radhë....