Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët

Në kishën e Shën Ndout në Laç është hapur për herë të parë këtë sezon veror Qendra Shëndetësore Verore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha në një postim në rrjetet sociale se “kjo qendër do të jetë në shërbim 24/7 për të gjithë qytetarët dhe pelegrinët që vizitojnë këtë vend të bekuar”. “Shëndeti i çdo vizitori është prioritet për ne, ndaj me ekipin e mjekëve dhe infermierëve jemi të gatshëm të ofrojmë kujdesin e nevojshëm në çdo moment”, theksoi Koçiu. Specialisti i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Ermal Meraj tha se “kjo qendër është hapur së fundmi në kuadrin e nismës së MSHMS-së për t’i ofruar shërbim shëndetësor qytetarëve që vijnë në pikat turistike”. “Qendra do të jetë e hapur 24/7 deri...