Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
‘Formula amerikane’ e Tares për përdorimin e jet ski-ve: Një aparaturë bllokon motorin kur…
Pas disa aksidenteve dhe incidenteve të rrezikshme me jet-ski përgjatë bregdetit shqiptar këtë sezon, shqetësimi për sigurinë e pushuesve është rritur ndjeshëm. Mungesa e kontrollit dhe respektimit të distancave të lejuara ka vënë në pikëpyetje menaxhimin e këtij aktiviteti. Në një lidhje direkte për Klan News me moderatorin Drini Zeqo, studiuesi Auron Tare solli si shembull mënyrën sesi është menaxhuar siguria e përdorimit të jet-ski-ve në shtetin amerikan të Massachusetts. Sipas Tares, në këtë shtet përdoret një sistem i thjeshtë, por efikas. Operatorët që ofrojnë shërbime me jet-ski transportojnë klientët me varkë në distanca që variojnë nga 300 deri në 500 metra larg vijës bregdetare, në zona të markuara posaçërisht për këtë aktivitet. “T’ju jap unë një formulë se si e kishte zgjedhur shteti Massachusetts....