Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kërkon 9.2 mln euro për votën e diasporës, KQZ i refuzon pagesat DHL-së: Paguajmë vetëm zarfet për të cilat ka firma
Në përfundim të procesit të transportimit të votës së diasporës, kompania postare DHL ka prerë fatura tatimore dhe i kërkon KQZ së vlerën e plotë të kontratës prej 9,2 mln euro. Faturat janë të padetajuara, por janë thjesht të ndarë në muaj e dërgim/kthim, jo me numra konkrete se sa dërgime e kthime e aq më pak të ndara sipas shteteve. Report TV ka mësuar se KQZ ka refuzuar t’i paguajë faturat në këtë formë. Komisioni i ka kërkuar DHL-së të sjellë faturë të veçantë për çdo shtet që ka bërë transport dhe për çdo shtet të sjellë edhe kopje elektronike të firmave të zgjedhësve që kanë tërhequr zarfet zgjedhore. DHL ka sjellë firmat për një pjesë të madhe të shteteve. Stafi i KQZ ka filluar kontrollin e...