Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
VIDEO/ Ishte nisur për në Londër, momenti kur avioni me 242 persona në bord rrëzohet dhe shpërthen në flakë
Një avion i Air India me 242 pasagjerë në bord u rrëzua në aeroportin e qytetit perëndimor të Ahmedabadit, Indi. Mediat vendase kanë publikuar pamjet kur avioni rrëzohet dhe shpëerthen në flakë. Caught On Cam: Passenger plane crashes near Ahmedabad Airport.#PlaneCrash #Gujarat #Ahmedabad #ViralVideo pic.twitter.com/EkitM2Eg9Y — TIMES NOW (@TimesNow) June 12, 2025 Avioni ishte nisur për në Aeroportin Gatwick të Londrës dhe, në rrethana ende të paqarta, u rrëzua gjatë ngritjes. Sipas IndiaToday, në bord të avionit ndodheshin 242 persona, nga të cilët 230 ishin pasagjerë dhe 12 ishin anëtarë të ekuipazhit. Imazhet e para nga incidenti tregojnë kaosin që mbizotëron në vendngjarje me mbeturina që digjen dhe tym të zi të dendur që ngrihet në qiell pranë aeroportit. Imazhet treguan gjithashtu njerëz që transportoheshin me barela dhe merreshin me ambulanca....