Qaka firmos me Shkëndijën e Tetovës, Broja përfundimisht larg Çelsit

Qaka firmos me Shkëndijën e Tetovës, Broja përfundimisht larg Çelsit

Adriatik BALLA Lojtarët kuqezinj po ideojnë lëvizjet e tyre në treg, sidomos tani që mbyllën angazhimet e tyre në ekipin përfaqësues. Theksojmë se disa lojtarë janë pa skuadër e disa të tjerë nuk kanë mundur të rinovojnë me klubet e tyre e për pasojë do të dalin në treg si lojtarë të lirë. Një pjesë presin të huazohen, ose të shiten. Gjithçka duket e hapur për ta në këtë verë të gjatë merkatoje. Broja është një prej atyre që kanë nevojë për skuadër, pasi Çelsi nuk e ka në planet e tij, kurse ish-mesfushori kuqezi, Kamer Qaka, ka vendosur të kthehet në Maqedoninë e Veriut dhe të riveshë fanellën e Shkëndijës së Tetovës. Me sytë nga merkato janë gjithashtu Asani, Bajrami, Kumbulla, Asllani e Muçi,...