BE replikon me Trump për tarifat/ Një ditë para hyrjes në fuqi, Von Der Leyen: Nuk donim përplasje, por do përgjigjemi

BE replikon me Trump për tarifat/ Një ditë para hyrjes në fuqi, Von Der Leyen: Nuk donim përplasje, por do përgjigjemi

Një ditë para hyrjes në fuqi të tarifave doganore, që presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur ndaj Bashkimit Evropian, vjen reagimi i fortë i unionit. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg se BE është gati t’i përgjigjet tarifave të vendosura nga Trump. Ajo tha se Unioni kërkon dialog, por nuk ka ndërmend të qëndrojë pasiv përballë sulmeve tregtare nga Shtetet e Bashkuara. “Shumë evropianë ndihen thellësisht të zhgënjyer nga njoftimet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara. Evropa nuk e nisi këtë përplasje. Ne e konsiderojmë të gabuar. Por mesazhi që dua t’ju përcjell sot është se kemi gjithçka që na nevojitet për të mbrojtur qytetarët tanë dhe prosperitetin tonë. Ne kemi tregun më të...