Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Barazimi me Letoninë, Duka: Duhet reagim i menjëhershëm, rikthehemi më të fortë në shtator
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas barazimit zhgënjyes të Kombëtares ndaj Letonisë në transfertë. Shqipëria mori vetëm një pikë në ndeshjen e katërt eliminatore, duke mos shkuar më shumë se 1-1 ndaj një rivali që në letër dukej i kalueshëm. Duka theksoi se në gjysmën e mbetur të eliminatoreve kërkohen energji të reja dhe një qasje ndryshe nga e deritanishmja. Ai kërkoi një analizë të thelluar nga stafi teknik dhe shprehu bindjen se ekipi do të japë një përgjigje të shpejtë në ndeshjet e ardhshme. “Ndeshja në Letoni nuk ishte ajo që do donim të shihnim, apo rezultati që do duhej të merrnim. Gabuam në disa raste dhe kundërshtari shfrytëzoi gabimet tona. Dalim me vetëm një pikë nga kjo ndeshje,...