Zgjedhjet/ KQZ ngre zyrë për monitorimin e rrjeteve sociale të kandidatëve

Zgjedhjet/ KQZ ngre zyrë për monitorimin e rrjeteve sociale të kandidatëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ngritur një zyrë për monitorimin e rrjeteve sociale të kandidatëve gjatë fushatës, për shkelje të mundshme të Kodit Zgjedhor për zgjedhjet e 11 majit. Qëllimi i këtij vendimi është krijimi i një Strukture të Posaçme dhe të specializuar për monitorimin dhe mbikëqyrjen e fushatës zgjedhore online. ‘Objekti i këtij vendimi përcakton: monitorimin e fushatës zgjedhore online; periudhën e monitorimit të fushatës; detyrat dhe përgjegjësitë e Strukturës së Posaçme; mënyrën e verifikimit. Periudha e monitorimit të Strukturës së Posaçme fillon jo më parë se 30 (tridhjetë) ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon jo me vonë se 60 (gjashtëdhjetë) ditë nga data e zgjedhjeve’, thuhet në dokumentin e KQZ. Struktura e Posaçme do të përbëhet nga një numër prej 4 (katër) specialistësh...