U zgjodh nënkryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Braimllari: Të lihen mënjanë gjuha e llogores politike dhe ndasitë 

U zgjodh nënkryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Braimllari: Të lihen mënjanë gjuha e llogores politike dhe ndasitë 

Ish-drejtuesi i strukturave të partisë së Lirisë (ish-LSI), tashmë pjesë aktive e PS-së edhe si kandidat në zgjedhjet parlamentare të 11 majit për kryqytetin në listën e hapur, Endrit Braimllari, ka reaguar sot për zgjedhjen si nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës gjatë mbledhjes së sotme.Ai e quan përgjegjësi të shtuar, teksa falenderoi anëtarët e këshillit për besimin që i dhanë. Brahimllari bëri thirrje për largim nga gjuha e llogores politike dhe lënien mënjanë të ndasive, me qëllim bashkëpunimin për ta çuar para jo vetëm Tiranën, por edhe Shqipërinë Europiane. Reagimi i plotë i Endrit Braimllarit: “Urime dhe suksese Megi Fino për zgjedhjen në krye të Këshillit Bashkiak të Tiranës! Të gjithë së bashku le të dëshmojmë se vetëm përmes punës dhe frymës së bashkëpunimit mund të...