Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Gjarpri futet në Parlament, deputetët ia mbathin nga salla
                            Parlamenti në Bosnje dhe Hercegovinë është mbyllur për një arsye krejt të pazakontë. Sipas mediave atje, një gjarpër i vogël çoi në ndërprerjen e seancës së Dhomës së Popullit të Federatës së parlamentit të Bosnjës dhe Hercegovinës. Përpara se të fillonte seanca, deputetët vunë re një gjarpër të vogël që zvarritej në dyshemenë e sallës. Përfaqësuesit u larguan nga salla dhe problemi u zgjidh nga një nga punonjësit e shërbimit teknik, i cili e kapi gjarprin me një leckë të zakonshme dhe e nxori jashtë. Më vonë doli se ishte një gjarpër lumi jo-helmues që ndoshta kishte hyrë  përmes vrimave të ventilimit, sepse salla është në nivel me shtratin e lumit Miljacka, i cili është habitati i këtyre zvarranikëve. Megjithatë, Tomislav Martinović, Kryetar i Parlamentit,...