Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Seanca e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, Ministri Hasani: Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian
Tiranë, 10 Qershor 2025 – Në kuadër të Presidencës të Shqipërisë të Procesit të Bashkëpunimit për Evropën Juglindore (SEECP) për periudhën Qershor 2024 – Korrik 2025, është mbajtur sot edhe seanca plenare e radhës e Asamblesë Parlamentare të këtij forumi rajonal. Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani e ka vlerësuar si të rëndësishëm dialogun parlamentar në ndërtimin e një Evrope Juglindore më bashkëpunuese e më të qëndrueshme. Ai u shpreh se: “Duke parë përpara, duhet të njohim rolin thelbësor që luajnë parlamentet kombëtare në këtë rrugëtim. Përmes veprimit legjislativ, mbikëqyrjes dhe angazhimit publik, ju ndihmoni që perspektiva evropiane të mos mbetet vetëm një aspiratë diplomatike, por të bëhet një zgjedhje konkrete dhe e përqafuar nga shoqëritë tona.” Hasani nënvizoi...