Burimi: 
								Zeri.ai
								
							
                                    Foto © Zeri.ai                                
                            “U sëmura me leucemi në Kosovë”/ Ndërron jetë ushtari italian që paditi shtetin e tij
                            Marco Vergine ITALI- Rreshter Majori i Ushtrisë italiane, Marco Vergine nuk do ta dijë kurrë se si përfundoi beteja e tij ligjore. Ai ndërroi jetë, por para se të ndahej nga kjo botë në moshën 48-vjeçare, paditi shtetin e tij duke e akuzuar se ishin armët që e sëmurën gjatë një misioni që kishte zhvilluar në Kosovë. Vergine vdiq më 29 maj në Mogliano Veneto në zonën e Trevisos, vetëm 48 vjeç. Ai u diagnostikua me një formë të rëndë të leuçemisë për të cilën dyshoi se ishte infektuar gjatë luftës. Ai la pas gruan e tij Eleonora, me të cilën u martua më 7 korrik 2007, dhe vajzën e tij të mitur. Funerali u mbajt më 4 qershor në kishën e Zemrës së Shenjtë të...