Kush ia vodhi votat Alimehmetit? Kandidati tregon abuzimet, flet dhe për “luftën” me Tabakun

Kush ia vodhi votat Alimehmetit? Kandidati tregon abuzimet, flet dhe për “luftën” me Tabakun

Procesi i numërimit në zgjedhjet e 11 majit pati parregullsi të mëdha. Kështu u shpreh në A2 CNN, kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur për Tiranën, Ilir Alimehmeti. Kjo sipas tij bazohet edhe në faktin që KAS vendosi rinumërimin e votave. “Numërimi kishte dy procese; i pari ishte numri i mandateve që shihej me kujdes nga subjekti politik se edhe interesi publik është më i madh, nuk ka rëndësi emri. Dhe momenti i dytë ishin kandidatët e listës së hapur që hynin në lojë në një moment të dytë. Ne kemi patur vëzhguesit tanë. Dhe nga këta njerëz ne kemi indicie të parregullsive të mëdha. Unë rrugën time e kam institucionale dhe i jam drejtuar KQZ-së me një sërë vërejtjesh e provash, të...