Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Balliu: Gati të kandidoj për PD, Berisha të dorëhiqet dhe të respektojë statutin!
Sali Berisha duhet të dorëhiqet nga Partia Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve, duke respektuar statutin e partisë dhe bashkë me të edhe Flamur Noka dhe kasta drejtuese. Kështu u shpreh sot në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, kandidatja e Primareve në Elbasan, Alesia Balliu, e cila tha se do vendosë edhe kandidaturën për të garuar për kreun e partisë, pasi në PD duhen bërë zgjedhje të reja pas humbjes më 11 maj. Ajo e cilësoi PD-në si partinë e “humbësve serialë dhe pleqve dështakë”. Kurse analisti Arben Meçe tha se Berisha krijon qëllimisht artifica politike dhe situata krize, madje sa të jetë ai në politikë, Parlamenti nuk do gjejë kurrë qetësi. “Çfarë mesazhi jep PD-ja me kërkesën e rinumërimit të votave në Tiranë dhe në Fier. Unë jam...