Burimi: 
								Diasporashqiptare.al
								
							
                                    Foto © Diasporashqiptare.al                                
                            26 vite nga Marrëveshja e Kumanovës, Haradinaj: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë
                            Në 26-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar me nderim kontributin vendimtar të aleatëve ndërkombëtarë dhe luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).Në një postim në Facebook, Haradinaj theksoi se lufta e drejtë e UÇK-së, e cila sipas tij u zhvillua me pastërti dhe për një kauzë të drejtë, fitoi përkrahjen e shteteve demokratike dhe të NATO-s, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.“Marrëveshja e Kumanovës shënon fillimin e tërheqjes së forcave serbe nga Kosova, pas një fushate 78-ditëshe të bombardimeve të NATO-s,” shkroi Haradinaj, duke e cilësuar këtë marrëveshje si një nga momentet vendimtare për lirinë e Kosovës.Ai tha se gjatë atyre viteve ndodhën dy mrekulli: “Përkrahja e kombit shqiptar ndaj...