Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Evropianët po përgatiten për mbijetesë mes frikës nga lufta: Bunkeri bëhet luks
Përballë tensioneve në rritje me Rusinë, evropianët po marrin masa mbrojtëse. Në disa vende të BE-së, qytetarët po ndërtojnë bunkerë privatë ose po krijojnë hapësira të sigurta në shtëpitë e tyre. Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për përgatitje emergjente, duke rekomanduar komplete mbijetese për 72 orë. Në Spanjë, interesimi për mbrojtjen civile është rritur ndjeshëm. Sipas industrisë, ndërtimi i bunkerëve privatë është rritur me 200% që nga pushtimi rus i Ukrainës në 2022. VIP Bunker, një nga kompanitë kryesore të kësaj fushe, ofron strehimore që mund t’i rezistojnë rrezatimit bërthamor, të pajisura me rezerva uji dhe energjie. Megjithatë, me një çmim mesatar prej 150,000 eurosh, këto strehimore janë të papërballueshme për shumicën. Për këtë arsye, shumë njerëz po krijojnë hapësira të sigurta në shtëpi...