Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Frikë nga Rusia, Superfuqia e Europës plan miliarda eurosh për të rinovuar bunkerët
Gjermania po përballet me një krizë të thellë në infrastrukturën e saj të mbrojtjes civile, pasi rrjeti i strehimeve dhe bunkerëve është i vjetërsuar dhe në pjesën më të madhe jofunksional. Kryetari i Agjencisë Federale për Mbrojtje Civile dhe Ndihmë në Fatkeqësi (BBK), Ralph Tiesler, paralajmëroi se vendi duhet të përgatitet për mundësinë e një lufte agresive në Europë në vitet e ardhshme. Në një intervistë për gazetën prestigjioze gjermane Süddeutsche Zeitung, Tiesler tha: “Për një kohë të gjatë, ekzistoi besimi se lufta nuk ishte një skenar për të cilin duhej të përgatiteshim. Kjo ka ndryshuar”. Ai theksoi se frika për një sulm të mundshëm nga Rusia po rritet, veçanërisht duke marrë parasysh që sipas vlerësimeve, Rusia mund të jetë gati për një sulm të...