Tardelli për Italinë: Kemi prekur fundin, këto drejtues nuk kuptojnë nga futbolli

Tardelli për Italinë: Kemi prekur fundin, këto drejtues nuk kuptojnë nga futbolli

Marco Tardelli, ish-mesfushori legjendar i Italisë kampione bote më 1982, ka folur për situatën e kombëtares në një intervistë për “La Stampa”: “Kam parë shumë, por trajner i shkarkuar, ndërkohë që është ende në pankinë, nuk më kishte ndodhur kurrë. Është surrealizëm i pastër. Një situatë absurd, që po krijon dëme të tjera për Italinë. Kemi prekur fundin, shpresoj vetëm që të mos fillojmë të gërmojmë akoma më thellë”. A nuk mund të pritej ndeshja me Moldavinë për ta shkarkuar?Si mund të pretendosh që një skuadër të ndjekë trajnerin, që e kanë shkarkuar? Këta drejtues nuk kuptojnë asgjë nga futbolli, nuk dinë çfarë është një dhomë zhveshjeje dhe si menaxhohet një grup. Më mirë t’ia kishin besuar një ndeshje një trajneri të moshave, nëse donin...