Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Chelsea zyrtarizon marrëveshjen me talentin 19-vjeçar francez që shkëlqeu në Ligue 1
9 Qershor 2025 11:53 Telesport Chelsea ka konfirmuar një marrëveshje për Mamadou Sarr nga skuadra e Ligue 1, RC Strasburg. Mbrojtësi ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2033. 19-vjeçari luajti një rol kyç në ekipin francez që siguron kualifikimin për në Evropë sezonin e ardhshëm, duke bërë 28 paraqitje në të gjitha garat. “Mirë se erdhe në Chelsea, Mamadou!”, thuhet në një deklaratë e publikuar në faqen zyrtare të klubit e lexuar të hënën. Një lojtar që pritet t’i bashkohet së shpejti skuadrës së trajnerit Enzo Maresca, por që edhe mund të lihet në huazim një sezon për të fituar përvojë në Angli.