11 Maji, Alimehmeti: Nuk u panë videot ku është e vërteta! E konsideroj rinumërim të diçkaje që është manipuluar në kuti

11 Maji, Alimehmeti: Nuk u panë videot ku është e vërteta! E konsideroj rinumërim të diçkaje që është manipuluar në kuti

Ilir Alimehmeti flet për procesin e rinumërimit të votave. Mjeku i njohur ishte pranë marrjes së mandatit të deputetit, pasi ishte në një garë në ngushtë me Jorida Tabakun në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Alimehmeti tha se ai e konsideron këtë proces, rinumërim të votave që sipas tij janë manipuluar në kuti që ditën e zgjedhjeve. Demokrati tha se është e nevojshme që KAS-KQZ të shohë videot ku duket qartë sipas tij manipulimi i votave, kërkesë e cila u rrëzua nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor. Gjithashtu shton se KAS po i jep konotacion negativ disa kandidatëve.
Burimi: Kohajone.com