Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, tentohet zhbllokimi pas ngërçit 2-mujor

Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, tentohet zhbllokimi pas ngërçit 2-mujor

Pas gati dy muaj bllokadash dhe përpjekjesh të pasuksesshme, sot në ora 11:00 pritet të mbahet tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, me synim zgjedhjen e kryetarit dhe hapjen e rrugës për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Procesi ka ngecur për shkak të mospajtimeve mes partive politike, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve, nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e nevojshme për kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit. PDK, LDK, AAK dhe NISMA kanë kundërshtuar emrin e propozuar, duke e bërë të pamundur zgjedhjen në gjashtë raunde të votimit të zhvilluara deri më tani. Vetëvendosje, së bashku me partnerët Guxo dhe Alternativa, po kërkon që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, në përpjekje për...