Hoxhaj: Kryetarja e emëruar e bashkisë përdor taksat e qytetarëve të Tiranës për interesa private

Hoxhaj: Kryetarja e emëruar e bashkisë përdor taksat e qytetarëve të Tiranës për interesa private

Gjatë një bisede në studion e SYRI TV, gazetari Juljan Hoxhaj ka komentuar dhe skandalin e fundit të denoncuar nga ‘Piranjat’ ku është përfshirë kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani. Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Hoxhaj u shpreh se, përdorimi i makinave të bashkisë për familjarët e kryebashkiakes Ristani, tregon arrogancën dhe shpërdorimin e taksave të qytetarëve për interesa private dhe personale. Hoxhaj foli edhe për tenderin 460 milionë lekësh të taksave të qytetarëve që do të përdoren për heqjen e mobiljeve të tjera të zyrës së kryetarit të Bashkisë dhe mobilimin sipas shijes së të emëruarës së Edi Ramës në këtë post, Anuela Ristani. Hoxhaj theksoi se ky është vetëm një nga shumë rastet e abuzimit me paratë publike nga...