Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Raportet mes dy vendeve, në gjendje të keqe”, Kremlini: Putini, i hapur për normalizimin e marrëdhënieve me Finlandën
Kremlini thotë se presidenti rus Vladimir Putin është i hapur për normalizimin e marrëdhënieve me Finlandën. Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit tha se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Finlandës janë në gjendje të keqe. Presidenti finlandez Alexander Stubb informoi dje homologun e tij britanik Keir Starmer se Helsinki duhet të përgatitet për rivendosjen e lidhjeve me Rusinë. Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1300 kilometrash me Rusinë, u bashkua me NATO-n në vitin 2023, diçka që Moska në atë kohë e quajti një gabim historik. Lidhur me rrezikun e sanksioneve shtesë ndaj naftës ruse nga presidenti amerikan Trump, Kremlini u përgjigj se Moska po vazhdon bisedimet me palën amerikane, ndërsa për mundësinë e një marrëveshjeje paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, theksoi se...