Saranda çel sezonin veror 2025 me “Saranda Fish Festival” – VIDEO

Saranda çel sezonin veror 2025 me “Saranda Fish Festival” – VIDEO

Saranda çel sezonin veror me “Saranda Fish Festival” – Një festë shijesh dhe miqësie mesdhetare   Saranda ka çelur zyrtarisht sezonin turistik me edicionin e dytë të “Saranda Fish Festival”, një event kulinar që po kthehet në një traditë të dashur për qytetin bregdetar. Nën tingujt e muzikës dhe aromën karakteristike të kuzhinës së detit, bulevardi i Sarandës u mbush me qytetarë dhe turistë të shumtë, të ardhur për të shijuar atmosferën e festës.     Këtë vit, festivali mori një vëmendje të veçantë falë pjesëmarrjes së një delegacioni zyrtar nga qyteti francez i Mentonit, një ndër qytetet më të njohura të rivierës franceze, me të cilin Saranda ka nisur procesin e binjakëzimit. Delegacioni përfshinte figura të larta të pushtetit vendor dhe disa nga shefat...