Ekzekutimi i Edmond Papës, vrasësit lidhën pakt vëllazërie 3 javë para krimit

Ekzekutimi i Edmond Papës, vrasësit lidhën pakt vëllazërie 3 javë para krimit

Andrew Bode, i dyshuar si ekzekutor i biznesmenit Edmond Papa, lidhi pakt vëllazërie 3 javë përpara se të kryente krimin, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Aleksandër Sadikaj, i njohur si Sanco. Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me 30 vite burg për Boden në cilësinë e ekzekutorit dhe 25 vite burg për të pandehurin Albano Velo në cilësinë e bashkëpunëtorit në vrasjen e Papës, 3 vite më parë. Në dosjen e prokurorit që evidenton provat për fajësinë e të pandehurve, është theksuar dhe momenti që konsiderohet si lidhje e vëllazërisë, mes të pandehurit dhe Adriatik Kalemit, kushëri i Aleksandër Sadikaj. “Të pandehurit janë lidhje e ngushtë shoqërore Adriatik Kalemit dhe e shtetasit Aleksandër Sadikaj, që u vra me 1 qershor 2022 në afërsi të TEG....