Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Titullari kërkon largimin nga Milani, Chelsea në pritje, negociatat ndeshen me pengesa
E ardhmja e Mike Maignan te Milan është vënë në pikëpyetje, pasi portieri francez ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga klubi kuqezi. Ai ka shfaqur interes për një transferim te Chelsea, që e ka vendosur atë si objektiv kryesor për ta përforcuar portën në merkaton e verës. Megjithatë, negociatat mes dy klubeve nuk po ecin lehtë. Milani kërkon të paktën 30 milionë euro për kartonin e portierit, ndërsa oferta fillestare e Chelseat lëviz mes 15 dhe 20 milionë eurosh – shumë larg kërkesës së italianëve. Maignan ka kontratë me Milanin deri në vitin 2026, por ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend ta rinovojë. Në fillim të këtij viti, palët ishin pranë marrëveshjes për një zgjatje të kontratës me tre vite të tjera,...