Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rama i përgjigjet PD për programin, kryeministri i quan qesharake akuzat për vjedhje të “premtimeve”
Në një tjetër bashkëbisedim online me ndjekësit në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë zërat se PS ka vjedhur programin e opozitës. Me ironi, Rama e quajti qesharake këtë akuzë. “Iu qajnë hallin pensionistëve dhe që iu kopjua programin. Gjëja më qesharake në botë, a thua se bëhet fjalë për ndonjë Kod atomik. A thua se bëhet fjalë për ndonjë Kod kasafortë, të ndonjë sekreti, Kodi i Davinçit. Megjithëse iu qajnë hallin pensionistëve, nuk janë kontributin e tyre për Fondin e Sigurimeve Shoqërore, deri këtu është niveli i banaliteti dhe hipokrizisë dhe krijesave kënetore”, tha Rama. Rama qartësoi se nëse opozita vjen në pushtet, nuk ekziston asnjë mundësi që Shqipëria të futet në BE. “Tani ka disa që teoriozojnë dhe i marr çdo...