Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Zgjedhjet e 11 majit/ Përzgjidhet posta për diasporën, afro 9 milionë euro për dërgimin dhe kthimin e fletës së votimit
                            Në prag të shpërndarjes së fletëve të votimit në diasporë për zgjedhjet e 11majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka identifikuar operatorin postar fitues sipas procedurës së ndjekur. shërbimi postar do të mundësoje dërgimin dhe kthimin e fletës së votimit për afro 250 mijë votues në diasporë. Në garë janë ftuar 5 operatorë postar, njofton KQZ, ndërsa oferta më e mirë ka qenë ajo me vlerën e 9 milion e 200 mijë eurove. Çmimi mesatar për dërgim dhe kthim të zarfit është rreth 37 euro. Shpërndarja e fletës së votimit pritet të nisë mes javës së parë dhe të dytë të prillit.