Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“E ç’të shihja në spital…”, babai i 15-vjeçarit të plagosur në piceri: Kanë dashur të fshehin ngjarjen!
Babai i 15-vjeçarit që u plagos pak ditë më parë në një piceri në zonën e ‘Ali Demit’ ka rrëfyer për emisionin “Me Zemër të Hapur” me autore Evis Ahmetin detaje tronditëse nga momentet pas ngjarjes dhe përpjekjet për të fshehur të vërtetën. “Gjendja e tij shëndetësore është pak më e mirë. Isha në punë në orën 5:30 dhe më mori kushëriri në telefon. Më tha që djali ishte dëmtuar pak tek qafa,” – tregon babai, i cili më pas është përballur me një realitet tronditës në spital. “E ç’të shihja… Djali i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr plumbin që kishte në qafë.” Sipas dëshmisë së tij, është bërë përpjekje për të fshehur ngjarjen nga pronarët apo persona të tjerë të pranishëm....