107 parakalime të gabuara në një javë, Policia Rrugore në Dibër ndëshkon shoferët me gjoba deri në 30 mijë lekë 

107 parakalime të gabuara në një javë, Policia Rrugore në Dibër ndëshkon shoferët me gjoba deri në 30 mijë lekë 

Gjatë javës së kaluar policia ka konstatuar 107 parakalime të gabuara, ku drejtuesit janë ndëshkuar me gjoba deri në 30 mijë lekë. ‘Gjatë javës që lamë pas  shërbimet Policisë Rrugore të DVP Dibër kanë intensifikuar monitorimet me dron të akseve rrugore të qarkut me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kryesisht të atyre që kryejnë parakalime të gabuara, rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Si rezultat i monitorimit me dron janë evidentuar 107 parakalime të gabuara dhe janë ndëshkuar me masë administrative nga 2000 deri në 3000 lekë të rinj’, thuhet në njoftim.
Burimi: Javanews.al