Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Mazniku ishte më i fortë se Balla?”, Sula: Berisha s’mund ta mbajë PD-në deri në Sharrë apo Tufinë
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, thotë se Sali Berisha duhet të largohet nga drejtimi i partisë duke e fajësuar për humbjen. Sula, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se në zgjedhje ka patur parregullsi, por këto nuk e shpjegojnë të gjithë rezultatin, ndaj Berisha duhet të largohet dhe të mos e mbajë partinë deri në vdekje. “Çdo gjë e ka një fund. Jemi prindër dhe nuk mendojmë që të ikin fëmijët para nesh. Duhet të ikim ne sipas radhës. T’i mbajmë gjërat deri në Tufinë apo Sharrë, nuk e konceptoj dot. Gjithçka ka të bëjë me anën biologjike. Kur shihja kolegët që qeshnin sikur nuk kishte ndodhur asgjë… Unë nuk jam çmendur të thëm se nuk ka ndërhyrje në zgjedhje,...