Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përplasje brenda PD/ Kandidatja e Berishës kërkon hapjen e kutive, ja besniku i kryedemokratit që rrezikon mandatin
Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Ilirjana Kuçana, e cila nuk arriti të sigurojë një mandat deputeteje në zgjedhjet e 11 majit, ka ankimuar rezultatin pranë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) dhe Kolegjit Zgjedhor. Sipas saj, votat preferenciale brenda subjektit i janë devijuar në favor të kandidatit tjetër fitues, Arjan Ndoja, ish-prokuror i shkarkuar nga vettingu. E ftuar në një emision televiziv, Kuçana u shpreh se beteja e saj nuk është për një mandat, por për dinjitet dhe transparencë zgjedhore. Ajo theksoi se ka kërkuar rinumërimin e kutive të votimit, duke shtuar se seanca gjyqësore në Kolegjin Zgjedhor do të mbahet më 12 qershor. “Kodi Zgjedhor ka krijuar një garë të pabarabartë. Si mazhoranca, ashtu edhe opozita duhet të ndërhyjnë për ta...