Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Kontingjenti i FSK-së merr pjesë në stërvitjen ushtarake në Fort Johnson, SHBA
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr pjesë në stërvitjen rotacionale në Qendrën e Gatishmërisë për Luftim, Joint Readiness Training Center (JRTC), në Fort Johnson, Luiziana, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në kuadër të partneritetit me Gardën Kombëtare të Ajovës, kontingjenti i FSK-së është pjesëmarrës aktiv në këtë ushtrim fushor, i cili synon përgatitjen intensive të njësive ushtarake për operacione komplekse.JRTC, një qendër trajnuese e njohur e ushtrisë amerikane, specializohet në përgatitjen e forcave për misione luftarake dhe sfida taktike. Ajo ofron një ambient stërvitor realist, duke përdorur Forcën Opozitare dhe simulime të avancuara të luftës për të testuar gatishmërinë operative të njësive.Stërvitja fokusohet në operacione të përbashkëta dhe ndërveprime me forca aleate, duke i ndihmuar njësitë të përgatiten për dislokime në zona të ndryshme...