Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Gjendet pakoja me tritol e hedhur nga Toma dhe Simoni, ende asgjë për ‘shënjestrën’
FOTO ILUSTRUESE SHKODËR-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur më datë 26 mars në Shkodër, ku Mikelain Toma dhe David Simoni u arrestuan, pasi dyshohej se ishin nisur për të vendosur tritol. Policia pas 5 ditësh ka gjetur pakon me lëndë plasëse në lagjen “5 Heronjtë” në Shkodër. Sipas bluve pako dyshohet se është hedhur nga Mikelian Toma dhe David Simoni më 26 Mars, ditën e arrestimit të tyre, kur tentuan t'i iknin Policisë. “Në vijim të informacionit të dhënë më datë 26.03.2025, për arrestimin e shtetasve M. T. dhe D. S., të cilët nuk iu bindën urdhrit të Policisë, për të ndaluar motomjetin me të cilin lëviznin, me targë të vjedhur dhe me numër shasie të ndryshuar, bëjmë me dije se nga kontrollet e kryera...